Policia ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje seksualisht të motivuar dhe kanibalizëm, pasi janë gjetur eshtrat e viktimës në një park në veri të Berlinit.
Ekspertët forenzikë përcaktuan se kockat ishin eshtrat e një 44-vjeçari i cili u zhduk dy muaj më parë, transmeton portali arbresh.info
Qentë nuhatës çuan policinë në apartamentin e të dyshuar në Berlin, raportojnë mediat gjermane.
Ai raportohet të jetë një mësues 41-vjeçar i matematikës.
Njerëzit që shëtisnin në parkun në Buch gjetën eshtrat në 8 nëntor.
Një polic i tha të përditshmes së Berlinit BZ se një kockë ishte “plotësisht pa mish” dhe kishte indikacione të tjera “që na bëjnë të dyshojmë fort se Stefan T ishte viktimë e një kanibali”.
Vrasësi i dyshuar – i quajtur vetëm si Stefan R – kishte vizituar “dhomat e bisedave përkatëse në internet”, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA. Është zakon që sipas ligjeve gjermane të privatësisë të mos zbulohen mbiemrat në hetimet policore.
Stefan T, një inxhinier elektrik, u largua nga banesa e tij pak para mesnatës së 5 Shtatorit dhe më vonë u raportua i zhdukur nga shokët e banesës.
Media gjermane po krahason këtë rast me atë të Armin Meiwes, një kanibal gjerman i burgosur përjetë në 2006. Ai u zbulua se kishte takuar viktimën e tij në një dhomë bisede në internet për njerëzit e interesuar në kanibalizëm. Ai filmoi vrasjen dhe prokurorët thanë se zbuloi se Meiwes, 44 vjeç, kishte vrarë viktimën e tij 43 vjeçar mashkull për kënaqësinë e tij seksuale./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...