Minerali që vret koronavirusin ndodhet në kripë dhe peshk

15:33 | 20 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Sezona e gripit tashmë ka hyrë dhe për fat të keq edhe numri i njerëzve që po vuajnë nga koronavirusi është duke u rritur dita ditës.

rganizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëron çdo ditë për rrezikun e infeksionit nga koronavirusi në sezonën e gripit, transmeton portal arbresh.info

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kujdeseni për shëndetin tuaj, të ushqeheni shëndetshëm dhe të ndiqni masat e rekomanduara.

Në një studim të botuar së fundmi në ‘Research Gate’ thekson se në luftën kundër infeksioneve, jodi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për forcmimin e imunitetit.

Sipas mjekut Garren Ëarren, rritja e marrjes ditore të jodit, dhe brenda dozës maksimale të lejuar, përshpejton apoptozën, pra vdekjen e qelizave të infektuara me Covid-19, e cila parandalon përhapjen e mëtejshme të virusit.

Sipas ekspertëve, analizat shkencore konfirmojnë se luftën kundër koronavirusit mund ta fitojnë duke përdorur jod në tre funksione, si: parandalimi i koronavirusit në hundë nga prania e jodit në mukusin e hundës, parandalimi i koronavirusit përmes lëkurës dhe apoptoza e përmendur më parë , për të ndaluar replikimin e virusit. Jodi, sipas shkencëtarëve parandalon në mënyrë të rreptë koronavirusin.

Meqenëse trupi nuk e prodhon atë, ne duhet të marrim jod çdo ditë, nga 1.5 në 2.4 miligramë, varësisht nga pesha e trupit, dhe këshillohet që është më mirë ta bëni duke e konsumuar me ushqim dhe ujë.

Jodin më së shumti e gjeni në kripë të jodizuar, peshk, në të gjitha prodhimet e detit, ananas, karrota dhe alga./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme