Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia në vend, në institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, të burgosurit nuk i kanë ndërprerë aktivitete e tyre të përditshme.
Në vazhdën e aktiviteteve të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese, në Qendrën Korrektuese Dubravë, në plantacionin e mollës të burgosurit e kësaj qendre kanë vazhduar me mbjelljen e 3000 fidanëve mollë, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
E gjithë puna është duke u kryer nga të burgosurit e kësaj qendre dhe është duke u udhëhequr dhe mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike e SHKK-së.
Po ashtu në njoftim vlen të theksohet se gjithë puna për ngritjen e këtij plantacionit bëhet nga të dënuarit, ku me punën dhe angazhimin e tyre është duke u bërë një punë shumë e mirë, jo vetëm në këtë sektor, por edhe në sektorët dhe në institucionet tjera në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovë.
Të gjitha rendimentet e prodhuara nga këto kultura bujqësore përdoren për nevojat e institucioneve korrektuese.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes punëve të Njësisë Ekonomike synon të ndikoi në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, e po ashtu edhe në uljen e shpenzimeve të buxhetit të SHKK-së. Përveç kësaj, puna e të burgosurave brenda kësaj qendre normalizon edhe jetën e përditshme./Arbresh.info
Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia në vend, në institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, të…
Posted by Shërbimi Korrektues i Kosovës on Friday, 20 November 2020
Ngritet aktakuzë ndaj 12 punëtorëve të Trepçës
Miratohet në Kuvend Programi Kombëtar për Integrim Evropian ...
Incidenti në “Car Llazar”, IPK-ja rekomandon suspendimin e d...
Sveçla thotë se bisedoi me Sarrazinin për kontrollin e mallr...
Si të shmangen sëmundjet e trashëguara?
Kadrijaj: Kurti e Gërvalla nuk kanë çka prezantojnë para bas...