Bashkimi Evropian do të paguajë mbi 10 miliardë dollarë për të blerë qindra miliona doza të vaksinës së zhvilluar nga kompanitë “Pfizer”, “BioNTech” dhe “CureVac”.
Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i BE-së i përfshirë në bisedime, sipas këtij zyrtari, Bashkimi Evropian është pajtuar që të paguajë nga 15 euro e 50 centë për një dozë të vaksinës, shkruan “The Guardian” transmeton portali arbresh.info
Kjo nënkupton që BE-ja do të paguajë rreth 3.1 miliardë euro për 200 milionë doza, ndërsa çmimi mund të rritet në 4.5 miliardë euro, nëse Bashkimi Evropian e shfrytëzon mundësinë që të blejë 100 milionë doza shtesë.
Kompanitë “Pfizer” dhe “Moderna” kanë thënë para disa ditëve se vaksinat e tyre janë 95 për qind efektive. /arbresh.info/
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...