Një studim i publikuar në revistën “Progress in Cardiovascular Diseases” ka zbuluar se për çdo orë që shpenzoni duke vrapuar përfitoni 7 orë shtesë jetë.
Për më tepër, ata që vrapojnë 20-30 km në javë kanë një imunitet më të fortë dhe janë më pak të prirur të sëmuren nga e ftohura.
Vrapo që të ruash mendjen
Ekspertët thonë se vrapi e ndihmon njeriun të mbajë mendjen të mbledhur. Ai mban larg depresionin dhe ankthin sepse gjatë vrapit, trupi çliron endorfinë, hormon që na bën të ndihemi më të lumtur, më pozitiv dhe shpresëplotë. Vrapi i bën mirë zemrës, imunitetit, mushkërisë, trurit dhe gjakut. Studimet të cilave u referohet Agroweb.org thonë se njerëzit që vrapojnë rregullisht janë 25-40 përqind më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme dhe jetojnë të paktën 3 vjet më shumë se njerëzit që nuk vrapojnë. Ky aktivitet e ndihmon njeriun të ndërtojë një karakter më të fortë, të ketë disiplinë e të jetë më i balancuar e krijues në punë dhe në jetën personale.
Burrat vrapojnë më shpejt, gratë rezistojnë më gjatë
Disa ekspertë janë të mendimit se mënyra e të vrapuarit bazohet shumë tek gjinia. Së pari, zemra e një gruaje besohet të jetë më e vogël në përmasa nga ajo e një burri. Një zemër e madhe mund të pompojë gjak të oksigjenuar më shumë dhe më shpejt drejt të gjithë trupit. Kjo është arsyeja përse meshkujt vrapojnë më shpejt dhe më gjatë.
Gratë nga ana tjetër kanë qëndrueshmëri më afatgjatë. Në maratona të ndryshme është vërejtur se ndryshe nga burrat, gratë përshpejtojnë vrapin në pjesën e dytë të garës. Në fillim të saj, ato qëndrojnë pas megjithatë në mënyrë të ngadaltë e të qëndrueshme ata rrisin shpejtësinë dhe kapin majat më të larta.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...