Google ADS

Leao do të mungoj për disa javë pas lëndimeve të marra

21:22 | 19 Nëntor 2020
Arbresh.info

AC Milani ka konfirmuar se sulmuesi Rafael Leao ka pësuar lëndim me Kombëtaren dhe do mungojë për disa javë.

Portugezi ishte duke luajtur për Kombëtaren e Portugalisë U21 kundër Holandës, ndeshje në të cilën pësoi lëndim, transmeton lajmi.net.

Njoftimi nga klubi ka konfirmuar se sulmuesi ka lëndim në muskuj dhe që testet e radhës do bëhen pas 10 ditëve.

Kjo nënkupton që Leao do mungojë për së paku dy javë.

21-vjeçari këtë edicion realizoi tri gola dhe dhuroi tri asistime në 10 ndeshje për “Rosonerët”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme