Qytetarë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë reaguar me një aktivitet simbolik pas përplasjes së deputetes së këtij subjekti Saranda Bogujevci me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
“Podujeva me Saranda Bogujevcin”, thuhet në banerin e formuar nga aktivistë e qytetarë në Komunën e Podujevës, shkruan portali arbresh.info
Kujtojmë se Bogujevci dhe Gashi u përplasën në Kuvendin e Kosovës për çështjen e të pagjeturve.
Sipas deputetes së VV-së, Gashi e ka përmendur familjen e saj dhe i drejtoi asaj gishtin.
“Nuk e di ma drejtoi gishtin ma përmendi familjen nuk e kuptova për çka e pat fjalën ose me çka u ndërlidh me atë çka kesh t’u e thënë unë. Unë desha me përmbush pjesën e zonjës Kusari për shkak që u thanë të pavërteta. Ekziston një dokument ku janë të caktuara pikat se si do të trajtohet secila pjesë e zotimeve që janë bërë. Kjo është dokument që e ka qeveria nuk e kam shpik atë dhe është totalisht në kundërshtim me atë që e tha zoti Gashi”, tha Bogujevci.
Saranda gjatë luftës së fundit në Kosovë ka qenë e plagosur rëndë në masakrën e Podujevës ku humbi një pjesë të madhe të familjes. Ajo së bashku me fëmijët e axhës së saj janë fëmijët e parë në botë që dëshmuan në një gjykatë për krime të luftës./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...