Sonte pritet të bjerë borë

19:50 | 19 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ani pse kemi hyrë në pjesën e dytë të muajit nëntor, ende nuk ka rënë bora e parë.

Por kjo pritet të ndryshojë gjatë natës së sonte, sipas Prishtina Weather, shkruan portali arbresh.info

Mot i ftohtë pritet ditëve në vijim në Kosovë.

19.11.2020 – Një front i ftohtë që po afrohet nga Evropa qendrore mbi rajonin tonë, ditën e premte sjell shtim të vranësirave.  Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me mjegull, vende-vende me ngrica të lehta.

Orëve të mbrëmjes mund të ketë riga lokale shiu, e zonave malore me borë.  Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë, me erë të ftohtë verilindore.  Zonave kodrinoro malore mundësi për rrebeshe të dobëta bore, që deri në mbrëmje ka gjasa të bien edhe në pjesë të rrafshit të Kosovës.

Ditën e premte, indeksi i cilësisë së ajrit përreth vlerave mesatare dhe të dobëta, e ditën e shtunë pas kalimit të frontit të ftohtë, koncentrimet e ndotësve ajror do të shpërndahen, e indeksi do të zbres në vlera të mjaftueshme dhe të mira.  Të dielën parashihet të ketë kthjellime me intervale më të gjata me diell, por mbetet mot i ftohtë, me ngrica orëve të mëngjesit.

20.11.2020 – Në mëngjes intervale me diell, e viseve të ulëta me mjegull/vranësira të ulëta, vende-vende edhe me ngrica të lehta.  Ditën vranësirat do të shtohen.  Në mbrëmje dhe gjatë natës mundësi për riga lokale shiu, e zonave malore mund të ketë edhe reshje bore.  Temperaturat në vise të ulëta 0C deri 11C, e në vise malore -1C deri 4C.  Do të fryj erë mesatare nga verilindja 4-9m/s. Indeksi UV: 1.

21.11.2020 – Mot i ftohtë, me erë dhe kryesisht i vranët.  Orëve të pasdites përreth zonave kodrinoro-malore mundësi për rrebeshe të dobëta bore.  Në mbrëmje nuk përjashtohet mundësia për rrebeshe të dobëta bore edhe nga rrafshi i Kosovës.  Temperaturat në vise të ulëta 0C deri 6C, e në vise malore -5C deri 2C.  Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-12m/s. Indeksi UV: 1./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme