Ndalohet Karolina e Krishtlindjeve në Filipine për shkak të pandemisë

19:22 | 19 Nëntor 2020
Arbresh.info

Zyrtarët e Kishës Katolike në kryeqytetin Manila të Filipineve kanë njoftuar se aktivitetet e Karolinës së Krishtlindjeve këtë vit do të jenë të ndaluara për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportuan se administratori apostolik i kryeqytetit Manila, Peshkopi Broderick Pabillo, njoftoi se kishave në kryepeshkopatë u është thënë të mos organizojnë veprimtari të tilla.

“Ne tashmë i kemi udhëzuar këshillat tona të mos organizojnë karolina”, tha Pabillo.

Peshkopi ndihmës i kryeqytetit Manila tha se nuk kishte asnjë urdhër zyrtar kundër mbajtjes së Karolinës së Krishtlindjeve, por njoftoi se më herët këtë muaj në një takim atyre verbalisht u është thënë të mos organizojnë aktivitete të tilla.

“Nuk ka asnjë letër. Ata thjesht na thanë në takimin tonë në zoom (online)”, tha ai.

Sekretari ekzekutiv i Konferencës së Peshkopëve Katolikë (CBCP-PCPA), Jerome Secillano, tha se me këtë masë do të mbrohet publiku dhe anëtarët e korit, pasi siç tha ai, “sipas ekspertëve virusi mund të transmetohet lehtësisht përmes këndimit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme