Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Boyko Borissov sot deklaroi se “për fat të keq nuk kishte përpjekje të mjaftueshme nga Maqedonia”.
Ai tha se mbështesin Shqipërinë në nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian, por të njëjtën nuk mund ta thonë edhe për Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, nuk ka pasur përpjekje të mjaftueshme nga Maqedonia dhe për këtë shkak përgjigja është negative, përcjell telegrafi maqedoni.
“Jemi të gatshëm të vazhdojmë me bisedimet dhe të punojmë në përmbushjen e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë”, tha kryeministri bullgar, Boyko Borissov.
Kryeministri bullgar sot kishte takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa sot kryeministri dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Stevo Pendarovski deklaruan se nuk ndjejnë përgjegjësi për veton bullgare.
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban