Google ADS

BE thotë se do ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër koronavirusit

18:53 | 19 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur në takim Shefin e Zyrës BE-së/ Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog me të cilin kanë diskutuar rreth situatës epidemiologjike në vend dhe menaxhimin e situatës me koronavirus.

Zemaj ka theksuar se është më se e nevojshme ndihma e mëtejme e shteteve të BE-së për sistemin shëndetësor por edhe në menaxhimin sa më efikas të pandemisë.

Ai tha se ka marrë konfirmimin nga ambasadori Szunyog se BE-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër virusit. I pari i Shëndetësisë një gjë të tillë e bëri të ditur përmes Facebook’ut.

“Mora konfirmimin nga ambasadori Szunyog se BE-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër virusit. Ne do të jemi të përkushtuar si shtetet evropiane që ta luftojmë me tërë mundësinë edhe përhapjen e tij. Ndihma e BE-së, është shumë e rëndësishme”, shtoi ai.

Gjatë 20 vjetëve të fundit, BE-ja ka investuar mbi 2.5 miliardë euro në të gjitha fushat dhe veprimtaritë shoqërore dhe institucionale të Kosovës. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme