Sulmuesi kosovar bëhet baba për herë të dytë

18:03 | 19 Nëntor 2020
Arbresh.info

Vedat Muriqi është bërë baba për herë të dytë.

Kësaj radhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka mirëpritur me bashkëshorten një vajzë, shkruan portali arbresh.info

Këtë e bëri të ditur Edibe Muriqi, gruaja e futbollistit kosovar.

Kujtojmë se Vedati që është i martuar prej vitesh ka një djalë me emrin Orhan.

Ai deri tani ka jetuar në Turqi pasi edhe luante për Fenerbahçen, por prej muajsh ka kaluar në Lazio të Italisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme