Avni Kastrati është ish ushtari i radhës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili me rrëfimin e tij për luftën, njësoj si dy ish ushtarët tjerë deri më tash, Kjani Guri dhe Ilir Morina, sjell emocione të forta.
Videon e tij, që është projekt i platformës “LIRIA KA EMËR”, e ka shpërndarë këngëtari i njohur Ledri Vula.
“Avniu 18 vjeç ne vend se me dal me shku ne fakultet, ose me dal me dosta, ose me dal deri ne Prishtine, ose me u gezu per suksese te dostave, ai e ka kap pushken qe sot 18 vjeçaret me shku ne fakultet ne gjuhe te vet, me pi kafe me dosta pa frike se i vjen dikush nga mbrapa, me shku kah te dojne pa frike se i ndal policia ne postbllok, e ka kap pushken qe dosti dostin mos me pa te vrame e as te plagosun vetem pse eshte shqiptar.
Avniu eshte vetem nje fryme prej shume frymeve qe kane luftu per lirine e vendit te vet. Ka luftu per mu, per ty, per ate… ka luftu per neve… #LiriaKaEmer”, ka shkruar Ledri Vula.
Avni Kastrati tregon se i ishte bashkuar UÇK-së në moshën 18-vjeçare, ndërsa e falënderon Zotin që asokohe e ka pasur atë moshë dhe ka mundur ta rrokë armën për të luftuar për çlirimin e vendit.
“Kur përmend UÇK-ja është një fjalë ma krenare e shpirtit tem”, thotë ai.
Ky ish ushtar i UÇK-së tregon një moment të rëndë gjatë luftës, kur në rrugë për në Shqipëri, i vdes një nga bashkëluftëtarët, që ishte një djalë i ri dhe i hasretit, një moment ky që e kishte bërë të qante si fëmija.
Avni Kastrati thotë se Serbia tani po bën tjetër luftë, po përpiqet që ta barazojë veten me viktimën.
“Unë shpirtin tem e kam qitë përpara. Me një kallash i kam dalë tenkës. Ma tepër nuk muj”, thotë ai.
Shikojeni videon e plotë me rrëfimin e tij.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...