Google ADS

BE: Aktorët rajonalë të distancohen nga rrezikimi i armëpushimit në Malësinë e Karabakut

16:49 | 19 Nëntor 2020
Arbresh.info

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell u bëri thirrje palëve në Malësinë e Karabakut që t’i përmbahen armëpushimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“BE u bën thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë të zbatojnë rreptësisht armëpushimin për të parandaluar humbje të mëtejshme të jetëve. BE u bën thirrje të gjithë aktorëve rajonalë që të distancohen nga veprimet dhe retorikat që do të vendosin në rrezik armëpushimin. BE kërkon tërheqjen plotësisht dhe në mënyrë të shpejtë nga rajoni të të gjithë luftëtarëve të huaj”, tha Borrell në një deklaratë në emër të BE-së duke thënë se janë të kënaqur nga armëpushimi i arritur më 9 nëntor mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Ai vuri në dukje se janë të gatshëm të ofrojnë kontribut për zgjidhjen dhe përsëriti mbështetjen e tyre që formati ndërkombëtar i Grupit të Minskut të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) të gjejë zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të përhershme ndaj problemit në Malësinë e Karabakut.

Duke kërkuar hetimin e krimeve të luftës që mund të jenë kryer në rajon, Borrell tha: “BE në të njëjtën kohë vendos theksin mbi rëndësinë e garantimit të qasjes humanitare si dhe krijimin e kushteve më të përshtatshme për rikthimin vullnetar, të sigurtë dhe të përhershëm të personave të zhvendosur nga Malësia e Karabakut dhe zonave përreth tij”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme