Google ADS

Deputeti i LDK’së fajëson Arbërie Nagavcin për përplasjen në Kuvend

16:38 | 19 Nëntor 2020
Arbresh.info

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Shkëmb Manaj, e ka fajësuar nënkryetaren e Kuvendit nga Vetëvendosja, Arbërie Nagavcin për përplasjen e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Manaj deklaroi se Nagavci ka nxitur këtë incident, transmeton Arbresh.info.

“Sa herë kanë ndodhë incidentet kanë ndodhë për shkak të drejtuesit të seancës. Që kanë nxit duke mos menaxhuar seancën me dispozitat e rregullores së punës së Kuvendit. Dhe incidenti sot në Kuvend të adresohet ty zonja Nagavci”, tha ai.

Ndryshe, deputët e LVV-së dhe ata të LDK-së janë përplasur sot ashpër në Kuvend për çështjen e të pagjeturve.

 

 

Eskalon situata në Kuvend, përplasen fizikisht deputetët e LDK-së dhe VV-së

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme