Google ADS

Meta: Është urgjente të ndërmerren hapa konkrete për trajtimin më profesional të krimeve seksuale te fëmijët

16:44 | 19 Nëntor 2020
Arbresh.info

“Shqipëria shfaq problematika, barriera dhe mangësi në kapacitete për trajtimin më profesional të krimeve seksuale te fëmijët dhe adoleshentët”, shprehet në një postim në Facebook, presidenti Ilir Meta.

Më tej, Meta shton:

“Shërbimet shoqërore për fëmijët viktima të dhunës seksuale, si në nivel kombëtar ashtu edhe vendor janë larg standardeve ndërkombëtare të kërkuara. Në këtë kuadër, është urgjente të ndërmerren hapa konkrete për përmirësimin e menjëhershëm të politikave, në kuadrin ligjor, ndërgjegjësimit dhe të zbatohen modele të reja për mbrojtjen e fëmijëve. E nxis Kuvendin të miratojë sa më shpejt projektligjin”Për Regjistrin e të Dënuarve për Krime Seksuale”, si përgjigje ndaj parandalimit të krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve. Fëmijët janë e sotmja dhe e ardhmja jonë. Të gjithë e kemi për detyrë t’ju sigurojmë një fëmijëri të lumtur, të shëndetshme edhe të sigurt. Nga cilësia e fëmijërisë së tyre varet shumë e ardhmja evropiane e Atdheut tonë të përbashkët. ????”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme