Manchester City kanë njoftuar se trajneri Pep Guardiola e ka rinovuar kontratën edhe për dy vjet me klubin anglez.
Guardiola është pjesë e Cityt që pesë vjet dhe kontrata e re do ta mbajë atë në Etihad deri në verën e vitit 2023.
Që nga ardhja e tij në Manchester City, Pep ka ndryshuar komplet stilin e lojës në klub dhe i ka rritur të kaltrit si ekip duke fituar tetë trofe. Në total me drejtimin e tij klubi ka fituar 181 nga 245 ndeshjet.
“Që kur kam arritur në Manchester City unë jam ndier i mirëseardhur në klub dhe nga lojtarët, stafi dhe tifozët”, u deklarua Guardiola.
“Që nga ajo kohë ne kemi arritur gjëra të mëdha së bashku, kemi shënuar gola, fituar ndeshje dhe trofe së bashku, dhe jemi shumë krenar për suksesin që kemi arritur”.
“Që kur kam këtë përkrahje është gjëja më e mirë që mund të ketë një trajner. Unë kam çdo gjë të cilën dua në punën time dhe përkrahjen e presidentit të klubit dhe më ka thëne që të drejtoi klubin edhe për dy sezone të ardhshme”, vazhdoi ai./Gazeta Express/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?