Google ADS

Vendos KQZ-ja, Fadil Nura zëvendëson Kadri Veselin në Kuvend

14:48 | 19 Nëntor 2020
L G

Në takimin e mbajtur, KQZ-ja ka aprovuar rekomandimin për zyrën e presidentit të Republikës së Kosovës për kandidatin e radhës për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Pra u miratua që Fadil Nura të jetë deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës i cili do të zëvendësojë Kadri Veselin.

Nura, në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ka arritur të marrë 8,959 vota.

Poashtu në këtë mbledhje, KQZ-ja certifikoi listën përfundimtare të votuesve për komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, në të cilat do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Lista përmbanë 87 mijë e 381 votues, apo 552 votues më shumë në krahasim me listën përfundimtare të votuesve të certifikuar për zgjedhjet e komunës së Podujevës të planifikuara për t’u mbajtur më 15 mars 2020.Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qendrave të votimit në këtë komunë është 45 me gjithsej 115 vendvotime.

Ndërkaq, lista përfundimtare e votuesve për Komunën e Mitrovicës së Veriut përmban 23 mijë e 313 votues, apo 489 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet paraprake të mbajtura në këtë komunë më 6 tetor 2019.Në këtë komunë numri i qendrave të votimit është 7 me gjithsej 27 vendvotime./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme