Presidenti francez, Emmanuel Macron u ka kërkuar liderëve myslimanë në Francë që të pranojnë vlerat e Republikës franceze.
Ai i dha Këshillit Francez të Besimit Mysliman (CFCM) një ultimatum 15-ditor për të pranuar statutin, transmeton portal arbresh.info, duke cituar BBC.
Në ultimatumin e prezentuar do të thuhet se Islami është një fe dhe jo një lëvizje politike, ndërsa ndalon gjithashtu “ndërhyrjen e huaj” në grupet myslimane.
Macron ka mbrojtur me forcë sekularizmin francez pas sulmeve, të cilat përfshinin prerjen e kokës së një mësuesi që tregoi karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një diskutimi në klasë muajin e kaluar.
“Dy parime do të shkruhen bardh e zi [në statut]: refuzimi i Islamit politik dhe çdo ndërhyrje e huaj,” besohet të ketë thënë Macron në një mbledhje me anëtarët e qeverisë, citon Le Parisien.
Përfaqësuesit e CFCM gjithashtu ranë dakord të krijojnë një Këshill Kombëtar të Imamëve, trupi thuhet se do të lëshojë imamë me akreditim zyrtar i cili mund të tërhiqet nëse shkelet një kod etik.
Macron gjithashtu ka njoftuar edhe masa të reja kundër ‘separatizmit islamik’ në Francë. Masat përfshijnë një projekt-ligj të gjerë që synon të parandalojë radikalizimin.
Sipas masave të reja secilit fëmijë do t’i jepet një numër identifikimi sipas ligjit që do të përdoret për të siguruar që ata po ndjekin shkollën. Prindërit që shkelin ligjin mund të përballen me gjashtë muaj burg si dhe gjoba të mëdha.
Në fillim të këtij viti, Presidenti Macron e përshkroi Islamin si një fe “në krizë” dhe mbrojti të drejtën e revistave për të botuar karikaturat që përshkruajnë Profetin Muhamed. Paraqitje të tilla konsiderohen gjerësisht si tabu në Islam dhe konsiderohen shumë fyese nga shumë myslimanë.
Në Francë, sekularizmi shtetëror (laïcité) është thelbësor për identitetin kombëtar të vendit. Liria e shprehjes në shkolla dhe hapësira të tjera publike është pjesë e kësaj, dhe frenimi i saj për të mbrojtur ndjenjat e një feje të veçantë shihet si minim i unitetit kombëtar.
Franca ka popullsinë më të madhe myslimane në Europën Perëndimore./arbresh.info/
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri