Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Saudin Maliqi, dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, qëndruan për vizitë në objektin e ri të Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, i cili ka hyrë në fazën e fundit të punimeve.
Maliqi u shpreh i lumtur për rrjedhën e punimeve, derisa ndërtimin e objektit të ri e quajti aset të rëndësishëm për shëndetësinë në Kosovë.
“Është mbresëlënëse puna që po bëhet për ndërtimin e objektit të ri të Kirurgjisë së Fëmijëve. Objekti i ri do të jetë një aset me peshë të madhe për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sidomos për fëmijët me probleme shëndetësore, të cilët do të mund të trajtohen këtu”, tha Maliqi.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke falënderuar donatorin për investimin, tha se objekti i ri kirurgjik-pediatrik do të ofrojë shërbime me cilësore për fëmijët, pa pasur nevojë të kërkojnë shërbim jashtë vendit, kurse për stafin shëndetësor kushte më të mira pune.
“Kjo qendër, të cilën ne e vizituam, është në përfundim e sipër. Do të na lehtësojë punën edhe neve, si menaxhment, por, mbi të gjitha, profesionistëve shëndetësorë, fëmijëve të Republikës së Kosovës, që do ta kenë më të lehtë trajtimin dhe marrjen e shërbimeve”, tha Zemaj.
Objekti i ri i Kirurgjisë së Fëmijëve është një donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe, me vlerë prej 22 milionë eurosh./arbresh.info/
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Saudin Maliqi, dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, qëndruan për…
Posted by QKUK- Shskuk info on Thursday, November 19, 2020
Bejta sjell këngën e re “Alo”
Veçoritë e para të Apple Intelligence pritet të mbërrijnë më...
Kosova mikpritëse, KFOR marshoi me mbi 800 ushtarë për ”DANC...
Refuzojnë të ndryshojnë, këto janë shenjat më kokëforta të z...
Pasojat e uraganit Helene, shkon në 227 numri i të vdekurve
U godit me një shishe qelqi në oborrin e tij, humb jetën 65-...