Google ADS

Hysen Vrajolli dorëhiqet nga pozita e kryeshefit të “Trepçës”

12:19 | 19 Nëntor 2020
L G

Hysen Vrajolli, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të gjigandit metalurgjik “Trepça”.

Dorëheqjen për Klan Kosova e ka konfirmuar vetë ai, derisa thotë se kjo dorëheqje vjen si pasojë e presionit të madh qeveritar.

“Po, kam dhënë dorëheqje sot në mëngjes. Kjo për shkak të presionit të madh qeveritar. Bordi nuk ka pranuar të më shkarkojë, por si pasojë e presionit unë kam dhënë dorëheqje”.

” Sukseset në këtë pozitë kanë qenë evidente. Por, nuk janë dalur punëtorët, qeveria nuk i ka paguar pagat e punëtorëve, dhe në këtë gjendje nuk kam mundur të mbajë postin”.

Të ngjashme