Shala: Marrëveshja e Uashingtonit është në të mirë të zgjidhjes së çështjes së të zhdukurve

12:58 | 19 Nëntor 2020
V. S.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, në seancën e sotme të Kuvnedit, ka thënë se marrëveshjen e arritur në Uashington e shohin si një mundësi të mirë në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshje, e cila tha se pastaj duhet të pasohet me marrëveshje për njohje reciproke mes dy shteteve.

“Besoj që kjo marrëveshje në Uashington dhe garantimi i SHBA-së për zbatimin e kësaj pike besoj që është mirë që qytetarët e Republikës së Kosovës, është në të mirë të zgjidhjes së kësaj çështje jashtëzakonisht të ndjeshme për të gjithë neve. Ne jemi të bindur që edhe me ndihmën e SHBA-ve, po edhe të shteteve tjera do të arrijmë sa më shpejtë ta zgjidhim edhe këtë çështje… Unë kërkoj nga të gjithë ju që është momenti i fundit që gjithë Kosova, të gjitha subjektet politike të flasim me një zë dhe të jemi me një qëndrim për zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj çështje”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme