Gjatë 24 orëve të kaluara, në Japoni u regjistruan 2.179 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.
Rekordi i mëhershëm i rasteve në shtetin e largët të Azisë Lindore ishte shënuar më 14 nëntor, kur për një ditë ishin regjistruar 1.723 raste të reja, shkruan The Guardian.
Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, bëri thirrje për kujdes maksimal, por nuk përmendi masa kufizuese në udhëtime apo ndaj bizneseve. Ka shqetësime se rastet do të shtohen edhe më shumë gjatë fundjavës së ardhshm.
Në kryeqytetin Tokio u regjistruan 534 raste të reja të enjten, 41 më shumë se një ditë më parë. Për këtë arsye, autoritetet lokale e kanë ngritur alarmin në nivelin më të lartë.
Sidoqoftë, këto shifra të Japonisë janë shumë më të vogla në krahasim me numrin e rasteve që po shënohet në disa vende evropiane, të cilat kanë popullsi shumë më të vogël se 126 milionë njerëz, sa ka Japonia.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...