Numri i të vdekurve nga Covid-19 në SHBA arrin në mbi 250 mijë

09:23 | 19 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Numri i të vdekurve në SHBA nga COVID-19 kapërceu numrin prej 250,000 të mërkurën.

Si pasojë, sistemi shkollor publik i New York City, më i madhi i vendit, kërkoi një ndalim të mësimeve në klasë, duke përmendur një kërcim në normat e infeksionit të coronavirusit.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, vendimi për të mbyllur shkollat dhe për t’u kthyer ekskluzivisht në mësimin në shtëpi, duke filluar që nga dita e enjte, erdhi ndërsa zyrtarët shtetërorë dhe lokalë në të gjithë vendin vendosën kufizime në jetën shoqërore dhe ekonomike për të parandaluar një rritje të rasteve me COVID-19 dhe shtrimeve në spital.

Ndërkohë sipas WSJ, numri i vdekjeve ka mbetur mbi 1.000 në ditë për tetë nga nëntë ditët e fundit, sipas një mesatare shtatë-ditore të të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins.

Hera e fundit që vdekjet ishin mbi 1.000 në vend ishte në fund të gushtit, gjatë fundit të valës së dytë të infeksioneve të vendit.

Në prill dhe maj, kur pandemia goditi për herë të parë në Verilindje, numri i përditshëm i vdekjeve u rrit mbi 2,000 në ditë.

Dhe siç thuhet më tej, rastet e reja të konfirmuara kanë shkuar nga 40,000 në ditë në 150,000 gjatë gjashtë javëve dhe vdekjet ditore janë rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë së njëjtës periudhë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme