Nën organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe Komunës së Obiliqit sot (e enjte me fillim ne ora 11.00 ne komunen e Obiliqit) bëhet inaugurimi i Pilot Projektit për prodhim te energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme- sistemit fotovoltaik në ndërtesën e Komunës së Obiliqit.
Ky projekt i pari i këtij lloji në Kosovë që zbatohet nga institucionet lokale është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetja e Komunave të Kosovës përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës në lehtësimin e zbatimit të politikave të Efiçiencës së Energjisë në nivelin lokal“ i mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Projekti i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Projekti është zbatuar nga Kompania “Elen”.
Në këtë inagurim do te jene të pranishëm Kryetari i Komunës së Obiliqit, Drejtori Kryesor i GIZ në Kosovë dhe Koordinatori i Projektit.
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...