“Liria Ka Emër” – është një nga platformat më të komentuara kohëve të fundit, e cila ka si synim të japë kontributin e saj në debatin e rihapur mbi rrugëtimin tonë si shoqëri drejt lirisë dhe mbi vlerat që duhet të jenë ideali i shoqërisë tonë dhe themel i shtetit të Kosovës.
Lidhur me këtë, një reagim së fundmi e ka bërë edhe artisti i mirënjohur Genc Prelvukaj, i cili thekson se Liria ka shumë emra.
Në një shkrim të gjatë të ndarë me ndjekësit në Facebook, Prelvukaj shton se Liria e Kosovës ndërlidhet me rezistencën e shkëlqyer të shqiptarëve gjatë shumë e shumë shekujve.
Liria mban emrin e atyre shqiptarëve ortodoksë e katolikë të cilët i mbijetuan tjetërsimit etnik gjatë njëmijë e pesqind viteve pushtim.
Liria mban emrin e atyre shqiptarëve të besimit islam që u rreshtuan në linjën e forcimit të ndjenjës kombëtare, mbrojtjes së identitetit dhe luftës për çlirim.
Liria mban emrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që edukoi kombëtarisht masa të gjëra popullore
Liria mban emrin e kryengritësve të 1910-tës, të Kaçanikut e Carralevës të cilët përmes luftës dhanë shembullin më të mirë se si duhet liria.
Liria mban emrin e Hasan Prishtinës dhe Komitetit shqiptar të Kosovës të cilët vepruan, ranë dhe u burgosen për çlirim të vendit.
Liria mban emrin e të gjithe të burgosurve, të vrarëve, të helmuarve, të plagosurve e të dëbuarve përgjatë sundimit të mbretërisë Jugosllave.
Liria mban emrin e Ballit Kombetar dhe Nacional Demokratikes Shqiptare.
Liria mban emrin e masakrës sëTivarit, masakrës së Previsë, mundimeve të Goli Otokut.
Liria mban emrin e demonstruesve të 1968-tës, dhe personaliteteve që shtynë hapjen e Universitetit të Prishtinës.
Liria mban emrin e demonstruesve të 1981-tës, 1989-tës, Grevës së Minatoreve, fëmijëve të helmuar, të larguarve nga puna dhe atyre që në çdo formë bojkotuan pushtetin serb
Liria mban emrin e atyre që falen gjaqet, Anton Çettës, profesorëve që punuan pa kompensim në shkollimin paralel.
Liria mban emrin e organizatave ilegale sikurse Lpk-ja, Lkçk-ja, mban emrin e Isuf Gervallës, Enver Hadrit dhe Kadri Zekës
Liria mban emrin e Ibrahim Rugovës me shokë dhe levizjes së tyre për afirmimin e çështjes së Kosovës në botë.
Liria mban emrin e diaspores shqiptare që loboi, financoi dhe ndihmoi rezistencen brenda vendit.
Liria mban emrin e Ushtrise Çlirimtare të Kosovës, Jasharajve, betejës së Kosharës, Junikut, Rahovecit, Llapushnikut, Pashtrikut, Llaushës e Llapashticës.
Liria mban emrin e Izbicës, Reçakut, Lybeniqit, Mejës, Krushës, të vrarëve e të zhdukurve
Kështu që :
Liria e Kosovës ndërlidhet me rezistencën e shkëlqyer të shqiptarëve gjatë shumë e shumë shekujve. Ndërlidhja e saj vetëm me disa individë përben synim politik dhe kësisoji është nëpërkëmbje e sakrificave të shumë brezave para nesh.
Liria mban vetëm emrin e popullit, një populli që nuk u nënshtrua kurrë”.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të