Disa gjëra që beqarët nuk i duan në takimet e tyre

00:43 | 19 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Ka disa gjëra për të cilët beqarët nuk bëjnë kompromis kur dalin në takime dashurie. Ekspertët në Australi kanë zbuluar se një beqar mund të mos vazhdojë të takojë më një person tjetër, për shkak se ky i fundit ka injoruar ose nuk pëlqen kafshën e tij shtëpiake.

Në studim u morën 1 000 beqarë dhe 91% e tyre ishin dakord me këtë gjë. Por janë edhe disa sjellje të tjera që bëjnë të mos vazhdohet me takime të tjera pas atij të parë.

Mospëlqimi i kafshëve

91% e beqarëve thanë se do të largoheshin nga një person nëse ai nuk i pëlqen kafshën shtëpiake. 26% e të anketuarve thanë se do të ndalonin së takuari me dikë që mban në shtëpi gjarpërinj apo zvarranikë të tjerë si kafshë shtëpie.

Telefonata përpara takimit të parë

Më shumë se gjysma e të anketuarve thanë se preferonin që të flisnin në telefon përpara takimit të parë. “Psikologjikisht jemi të lidhur më mirë me një person kur i dëgjojmë zërin. Kjo tregon besim”, tha drejtuesja e kërkimit, Louanne Ward.

Të bësh disa lëvizje para kohe

Në epokën dixhitale ku jetojmë është shumë tunduese që të nxitosh në fazat e para të një lidhje. Por ekspertët paralajmërojnë se ky proces mund të ndikojë shumë negativisht tek një marrëdhënie

Lakuriqësia

Mesa duket meshkujt nuk e pëlqejnë që femrat të jenë shumë të zhveshura në takimin e tyre të parë. Ky është rezultati i treguar nga anketimi në Australi.

Mediat sociale

Shumica e personave të anketuar thanë se ishin të interesuar që të shihnin fillimisht profilin e personit përballë në rrjetet sociale dhe më pas të shkonin në takim. Sipas ekspertëve është shumë e rëndësishme të mendoni se çfarë imazhi jepni nga rrjetet tuaja sociale.

Higjiena e dobët

Pamja e parë është ajo që vërejnë më së shumti beqarët. Flokët e palara, thonjtë e paprerë janë sjellje të femrave që janë të papranueshme nga meshkujt. Nga ana tjetër femrat nuk durojnë dot mjekrat e rritura keq.

Vegjetarianët

71% e të anketuarve thanë se nuk do të dilnin me një vegjetarian. Sipas ekspertëve kjo lidhet me perceptimin e rreme se vegjetarianët mundohen që të ndryshojnë partnerin e tyre sipas pëlqimeve të veta.

Mallkimet ose të hash me gojën hapur

Pothuajse për çdo person të anketuar ngrënia me gojën hapur është diçka e papranueshme./kosovarja/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme