Suedia nuk po e përjeton mirë valën e dytë të koronavirusit

23:56 | 18 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Në Suedi, është raportuar për 96 persona të vdekur nga infeksioni në 24 orët e fundit.

Reuters raporton  se virusi është konfirmuar në 4,007 persona të tjerë, që është pothuajse 2,000 më pak se bilanci më i lartë ditor i konfirmuar më parë këtë muaj, transmeton portal arbresh.info

Autoritetet vendase kanë marrë vendim që të ndalohen tubimet me më shumë se 8 persona, vendim i cili ka ngjallur pasiguri te suedezët, të cilët në valën e parë të infeksionit mund të mblidheshin deri në 50.

Në Suedi, 6,321 pacientë kanë vdekur si rezultat i infeksionit të koronavirusit deri më tani.

Shkalla e vdekshmërisë nga Covid-19 në këtë vend është disa herë më e lartë se në vendet fqinje skandinave, por është akoma më e ulët se në disa vende më të mëdha europiane si Spanja.

Suedia ka qenë vendi i vetëm që nuk u izolua gjatë valës së parë të pandemisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme