Ministri i Financave, Fatmir Besimi shpalosi buxhetin për vitin 2021 ku tha se ky buxhet do të jetë buxheti i rritjes ekonomike më i larti i krahasuar me vitet e tjera deri tani.
Ai tha se ky buxhet përbëhet nga 4 shtylla kryesore siç janë; menaxhimi i Kovidit, përshpejtimi i rritjes ekonomike; rritja e aftësisë konkurruese të ekonomisë; investimet në kapitalin human.
“Buxhetit për vitin 2021 përbëhet nga 4 shtylla kryesore. Shtylla e parë e buxhetit është të menaxhojmë efektet që do na sjellë Kovidi, duke përfshirë edhe aspektin shëndetësor, por edhe atë ekonomik dhe ruajtjen e vendeve të punës. Shtylla e dytë ka të bëjë me përshpejtimin e rritjes ekonomike, duke përfshirë të gjitha investimet në infrastrukturë, digjitalizimi, etj. Shtylla e tretë është rritja e aftësisë konkurruese të ekonomisë, këtu nënkuptojmë të gjitha politikat që përkrahin investimet, inovacionet, eksportet, investimet e huaja dhe konkurrenca rajonale. Shtylla e katërt është ajo e investimit në kapitalin human, që nënkupton një arsim cilësor, arsim të adaptuar në kërkesat e tregut dhe shëndetësi të qëndrueshme”- tha Besimi në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...