Google ADS

Vendimi i Qeverisë, 400 mijë lekë çdo muaj për naftëtarët

23:26 | 18 Nëntor 2020
Arbresh.info

Qeveria ka marrë vendim për trajtimin e naftëtarëve të Ballshit me një pagë prej 400 mijë lekësh, ashtu siç u ra dakord pak ditë më parë gjatë një takimi me kryeministrin Rama.

Në vendimin e Qeverisë që u mor këtë të mërkurë detajohet mënyra e aplikimit prej secilit të punonjësve të rafinerisë, ndërsa saktësohet se paga do të nise nga Nëntori i këtij viti dhe do të zgjasë deri në Tetor të vitit 2021.

Marrëveshja mes kryeministrit Rama dhe naftëtarëve të Ballshit erdhi pas një sërë protestash ku punonjësit e rafinerisë kërkonin pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës./tvklan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme