Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përdorur si pretendim në urdhër-arrestin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit deklaratën e Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Në pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për urdhër-arrest thuhet se ish-këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Shkëlzen Gashi kishte deklaruar se individë brenda UÇK-së kanë kryer krime në civilë serbë, shkruan lajmi.net.
Tutje, në dokumentin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar thuhet se shembulli i Gashit pasqyron një klimë pandëshkueshmërie dhe frikësimi të cilën të dyshuarit kanë lehtësuar dhe inkurajuar në mënyrë aktive.
“Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me një anëtarësi prej 40,000 personash më parë ka bërë kërkesë për shfuqizimin e ligjit dhe ka kundërshtuar në mënyre aktive përpjekjet e mëparshme për të ndjekur penalisht ish-ushtarët ë UÇK-së për krime lufte, përfshirë përmes kërcënimeve, protestave, demonstratave dhe mosbindjës civile. Kohët e fundit, këshilltari qeveritar, Shkëlzen Gashi thjesht deklaroi se individë të caktuar brenda UÇK-së kryen krime, dhe ri rezultat me gjuhën e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ai ishte markuar si ‘bashkëpunëtor’ dhe mbështetës serb si nga Jakup Krasniqi ashtu edhe nga anëtarët kryesorë të OVL e UÇK-së, i nënshtruar ndaj kërcënimeve me vdekje, dhe përballë reagimit të ashpër u shkarkua nga pozita e këshilltarit.”, thuhet në dokumentin e Speciales.
“”Shembulli i Gashit pasqyron një klimë të mosndëshkimit dhe frikësimit për te cilën të dyshuarit e kanë lehtësuar dhe inkurajuar në mënyrë aktive. Vetë të dyshuarit kanë një rekord të gjatë të armiqësisë ndaj përgjegjësisë për krimet e kryera gjatë luftës ose ndonjë hetimi të tyre. Që nga fillimi, siç shkruhet në aktakuzë, si anëtarë të UÇK-së dhe Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, të dyshuarit ishin anëtarë të një ndërmarrje të përbashkët kriminale me qëllim të përbashkët që përfshinte kërcënimin e paligjshëm, keqtrajtimin, kryerjen e dhunës ndaj dhe heqjen e atyre që konsideroheshin kundërshtar. Më tej, secili nga të dyshuarit nuk arriti të hetojë krimet kundër kundërshtarëve nga ata nën kontrollin e tyre efektiv.”, thuhet gjithashtu në këtë dokument.
“Vetë të dyshuarit kanë një kohë të gjatë rekord i armiqësisë ndaj përgjegjësisë për krimet e kryera gjatë luftës ose ndonjë hetimi të tyre”, thuhet në dokument.
Në konferencën për ecurinë e çështjes lidhur me ish-eprorët e UÇK, avokati i Hashim Thaçit, David Hooper tha se nuk pranojnë kriteret e përmendura për ish-presidentin e Kosovës.
“Në seancën e parë, në javën e kaluar kemi cekur kërkesën për lirimin me kusht të z. Thaçi, nuk pranojmë kriteret e cekura për z. Thaçi, duam të aplikojmë mënyrat se si duhet të realizohet lirimi me kusht”, tha avokati Hooper.
Avokati i Thaçit tha dhe se sa i përket urdhër-arrestit për çështjen në fjalë janë bërë redaktime të çuditshme.
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...
Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve
Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta edhe policia ...
Zvicra ndalet nga Serbia, Spanja merr fitore të madhe në Dan...
Hyn në shtëpi vëllai i Xhenetës, ajo plas në vaj sapo e sheh
“E ka lënë nëna 1 vjeç” – Del klipi që trazoi shtëpinë