Mbi 4,200 raste të reja me Covid-19 në Turqi

21:09 | 18 Nëntor 2020
Arbresh.info

Turqia regjistroi 4.215 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, sipas shifrave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i infeksioneve në vend tani qëndron në 425.628.

Ndërkaq, 2.592 pacientë gjithashtu janë shëruar ditën e fundit, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 361.655, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 116, për të shkuar në 11.820.

Në 24 orët e fundit, vendi ka kryer 158.811 teste, duke e çuar totalin në mbi 16,62 milionë.

Po ashtu, 3.742 pacientë janë në gjendje kritike në gjithë Turqinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme