Shqipëria fiton ndaj Bjellorusisë, ngjitet një grup

18:03 | 18 Nëntor 2020
Arbresh.info

Shqipëria ka triumfuar sot në “Air Albania” të Tiranës ndaj Bjellorusisë me rezultatin 3:2, duke përfunduar kështu në pozitën e parë në Grupin 4 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Sokol Cikalleshi (20’, 27’ penallti) dhe Rey Manaj (44’) i realizuan golat për Shqipërinë, ndërsa Maksim Skavysh (35’) e Max Ebong (80’) për Bjellorusinë.

Shqipëria ka përfunduar në krye me 11 pikë, një më tepër se Bjellorusia. Lituania ka dal e treta me tetë pikë, ndërsa Kazakistani ka përfunduar në vend të katërt me katër pikë.

Kazakistani humbi sot 2:1 nga Lituania./kohanet

Tabela përfundimtare e Grupit 4 të Ligës C:

1. Shqipëria 6 11

2. Bjellorusia 6 10

3. Lituania 6 8

4. Kazakistani 6 5

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme