1.406 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut dhe 21 viktima

18:01 | 18 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.398 testime dhe janë regjistruar 1.406 raste të reja.

Prej rasteve të reja 627 janë në Shkup, 73 Kumanovë, Dibër 1, Shtip 37, Prilep 98, Tetovë 72, Strugë 17, Veles 55, Manastir 51, Ohër 57, Gostivar 84, Gjevgjeli 11, Strumicë 30, Kriva Pallankë 10, Radovish 9, Krushevë 8, Koçani 34, Probishtip 4, Demir Hisar 2, Makedonski Brod 2, Pehçevë 1, Berovë 2, Vallandovë 8, Vinicë 20, Dellçevë 6, Kratovë 2, Sveti Nikole 11, Kërçovë 10, Resnjë 13 dhe Negotinë 11, njofton telegrafi maqedoni.

Ministria e Shëndetësisë njofton se Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 937 pacientë të shëruar dhe 21 kanë humbur jetën.

Momentalisht në Maqedoni ka 19.035 raste aktive

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme