Infektohet me Covid-19 këngëtarja Eneda Tarifa

16:32 | 18 Nëntor 2020
Arbresh.info

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eneda Tarifa, ka njoftuar ndjekësit se ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Lajmin e bëri të ditur përmes një ‘live’ që ka ndarë me fansat në llogarinë personale, Instagram.

Ajo thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore duke theksuar se nuk ka fare simptoma.

Ky është fjalimi i saj i plotë:

“Përshëndetje të gjithëve, si rrallë herë unë flas live me njerëzit, por dua të ju them diça shpresoj të jeni mirë njëherë.

Mua dje në fakt më iku shija dhe kjo ishte një shtysë që una ta bëja tamponin dhe dola pozitiv. Rezultoj ta kem marr diku, jam asimptomatike, nuk ndjej asgjë. Fakti që bëra një tampon ishte çështja e shijes dhe ushqimit. Shembull, po pi një kafe tani por nuk kam idenë se çfarë shije ka.

Megjithatë me sa po shoh, shpresoj të mos përkeqësohet, por shpresoj që do ta kaloj kështu.

Po ju lajmëroj vet, sepse nuk dua t’i ngelet të tjerëve zbulimi i kësaj gjëje, mendoj që të gjithë ndoshta mund ta kalojmë, nëse të gjithë do e kaloni kështu si unë, ju ftoj te shtëpia ime sepse nuk kam fare simptoma.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme