Pandemia Covid-19 ka rritur në nivele rekord importin e ilaçeve gjatë muajit tetor, pasi sipas Institutit të Statistikave importi i barnave arriti vlerën e 2.7 miliardë lekëve ose rreth 22 milionë euro.
Që prej nisjes së pandemisë në mesin e muajit Mars e deri në fund të muajit të kaluar Shqipëria ka importuar në total 17 miliardë lekë, ekuivalente me 137.2 milionë euro, rreth 1 miliardë lekë më shumë se kundrejt një viti më parë.
Pasiguritë në rritje për virusin e ri nxitën kompanitë farmaceutike që të importonin më shumë ilaçe kryesisht gjatë muajve të parë të përhapjes së koronavirusit në vend.
Përhapja e virusit ka gjatë kësaj periudhe ka shtuar ndjeshëm kërkesën për antibiotikë, vitamina kryesisht për atë C dhe D, teksa konsum në rritje ka pasur edhe për medikamente të tjera si kortizonikët apo antikoagoulantët që përdoren masivisht nga të prekurit me Covid-19.
Sa i takon vendeve drejt të cilave Shqipëria ka eksportuar më shumë medikamente gjatë muajit të kaluar, Italia kryeson listën me një rritje prej 14%, veçanërisht për vitaminat.
Rritje nga ana tjetër kanë shënuar edhe produktet farmaceutike të importuara nga Zvicra, teksa Turqia nga ana tjetër renditet në vend të tretë drejt të cilit Shqipëria ka marrë dërgesa ilaçesh me rreth 10% të totalit.
Shifrat e të prekurve me Covid-19 kanë parë një rritje të ndjeshme në vend kohët e fundit, diçka që mund të sjellë një kërkesë të shtuar për medikamente që përdoren për trajtimin e virusit, e rrjedhimisht edhe një rritje të importeve të barnave në muajt në vijim./TCH
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Lajcak: Përgjegjësit duhet të mba...
Hamza shkon te rezervuarët e KRU “Mitrovica” për ta parë gje...