Aktori i njohur, Leonardo DiCaprio, është shprehur i kënaqur me lajmin që lumi Vjosa mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve dhe të shndërrohet në një Park Kombëtar.
DiCaprio është përfshirë në kauzën për mbrojtjen e këtij lumi, ndërsa së fundmi ai i është referuar deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se është pro krijimit të një Parku Kombëtar në Vjosë dhe se hidrocentralet nuk do të ndërtohen, shkruan portali arbresh.info
Lidhur me postimin e Leonardo DiCaprios ka reaguar edhe Rita Ora e cila iu gëzua këtij lajmi.
Postimin e aktorit të mirënjohur e kanë shpërndarë edhe shumë prej fytyrave publike të vendit, përfshirë edhe qeveritarët.
Ndër të tjera, atë e postoi edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, duke shprehur pajtueshmëri me atë që tha DiCaprio. /arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...