Ish-kryeministri Berisha dënoi atë që sipas tij ishte vendosja në tavolinë e integritetit të Kosovës në Serbi, e cila u bë nga Edi Rama.
Berisha tha se pretendimet serbe rifilluan pas ardhjes në pushtet të Ramës, i cili i lejon atyre që të flasin për të ndarë Kosovën.
Gjatë intervistës, Berisha tregoi edhe një ngjarje që ka ndodhur sipas tij gjatë kohës kur ishte në pushtet.
“Këtu erdhi ministri i Jashtëm serb dhe kërkoi që të takohej me mua. Unë i thash takohemi, por me një kusht. Cili është kushti, më pyetën? Thash që nuk duhet të përmendet asnjëherë fjala Kosovë në tavolinë. Për Kosovën, u thash të shkojnë të flasin me politikanët e Kosovës”, tha Berisha për ABC News.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?