Producenti i njohur, Harvey Weinstein po monitorohet nga stafi mjekësor në burg.
Sipas publicistit të tij Weinstein i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, ai ka ethe dhe po monitorohet nga personeli mjekësor në burg, shkruan CNN, transmeton portali arbresh.info
“Në këtë kohë … ne as nuk mund të konfirmojmë as të mohojmë që Z. Weinstein ka rezultuar pozitiv për COVID-19”, thanë në një deklaratë Juda Englemeyer, publicisti i tij dhe Craig Rothfeld, përfaqësuesi i tij i autorizuar i NYSDOCCS dhe Departamenti i Shëndetësisë NYS .
“Ne mund të konfirmojmë që Weinstein ka ethe dhe po monitorohet nga afër nga stafi i shkëlqyeshëm mjekësor në Wende CF për të cilin i gjithë ekipi i mbrojtjes ligjore është mirënjohës,” shtoi Englemeyer.
Ish-producenti i Hollywood-it u dënua me 23 vjet burg në mars, pas dënimeve të tij për sulm seksual të shkallës së parë dhe përdhunim të shkallës së tretë.
Avokatët e tij mbrojtës kishin kërkuar që ai të dënohej me pesë vjet burg, duke argumentuar se, duke pasur parasysh shëndetin e tij të dobët, çdo gjë më e gjatë do të përbënte një dënim të përjetshëm de facto.
Kujtojmë se, nëse dënohet si i akuzuar, 68 vjeçari do të përballet me 140 vjet burg. / arbresh.info/
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...