Google ADS

Mbrojtja e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit nuk pajtohen që gjykimi të nisë në verë 2021

13:17 | 18 Nëntor 2020
L G

Pas deklaratës së prokurores nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë se gjykimi ndaj ish- krerëve të UÇK-së, përfshirë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçit, ish-kreun e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veselit, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit si dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes, Vetëvendosje, Rexhep Selimit mund të nisë në verë, ka reaguar edhe mbrojtja.

Avokatët mbrojtës nuk janë pajtuar aspak që gjykimi ndaj klientëve të tyre të nis në verën e vitit të ardhshëm.

Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper ka kërkuar nga Gjykata Speciale që gjykimi i palëve të mos filloj në verën e vitit 2021.

Hooper pohoi se Prokuroria hetimin e ka filluar para pesë vitesh në kohën kur nuk ka pas pandemi, ndërsa sot siç tha ai është kohë pandemie dhe i duhet 18 muaj kohë mbrojtjes për përgatitje.

“Në lidhje me çështjen që po trajtojmë dhe me komentin e fundit, ‘se nuk do të jetë një befasi’, të gjithë nuk kemi filluar me trajtimin e çështjes në kohën kur ka filluar prokuroria. Prokuroria ka kryer hetime të gjata mbi pesë vjet dhe ka pas në dispozicion materiale që janë vënë në dispozicion nga hetimet tjera. Prokuroria i ka kryer hetimet tjera para fillimit të COVID-19. Duhet të merret parasysh që jemi në kohë COVID dhe na duhet 18 muaj për të filluar të mendojmë për fillimin e gjykimit. Absolutisht absurd fillimi i gjykimit në shtator, ndoshta një vit më pas e jo vitin e ardhshëm. Këto vlerësime të afërta janë diskutuar dhe me kolegët e tjerë”, u shpreh Hooper

Po ashtu edhe mbrojtja e Veselit u deklarua kundër nisjes së gjykimit në verën e ardhshme.
Mbrojtësi i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, avokati Ben Emmerson nuk u pajtua me propozimin e ZPS-së që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të nis në verën e vitit 2021.

Ai, madje pohoi se gjykimi ndaj Veselit nuk mund të nis para qershorit të vitit 2022. Ndërsa tha procedura e gjykimit mund të marrë kohë prej 18 muaj deri në dy vjet.

“Gjykimi nuk mund të filloj pra qershorit 2022, kjo është data më e hershme që mund të filloj gjykimi. “Sa i përket sesa kohë do të zgjasë gjyqi, duke pasur parasysh se kemi rreth 200 dëshmitarë dhe flitet për rreth 100 incidente në pothuajse tërë territorin e Kosovës, gjykimi mund të zgjasë nga 18-muaj deri në dy vite”, u shpreh avokati Emmerson.

Ai, madje tha se nuk ekziston asnjë provë që fakton se liderët e akuzuar të UÇK-së kanë qenë pjesë e një grupi kriminal.

Avokati i Veslit shtoi se krimet individuale potenciale të ndonjë personi në Kosovë, nuk mund të ndërlidhin liderët e UÇK-së me akuza për krimet kundër njerëzimit.

Sipas tij akuzat ndaj ish- liderëve të UÇK-së janë hedhur poshtë nga Gjykata e Hagës më parë.

Edhe mbrojtja e Rexhep Selimit është pajtuar që gjykimi nuk mund të nis në verën e vitit 2021.

Avokati i Sëllimit tha se Prokuroria nuk ka marr parasysh të drejtën e të akuzuarve për proces të drejtë gjyqësorë.

Edhe mbrojtësja e Jakup Krasniqit, avokatja Venkateswari Alagendra nuk është pajtuar me propozimin e Prokurorisë që gjykimi ndaj klientit të saj të nis në verën e vitit 2021.

Avokatja e Krasniqit tha se për këtë proces u nevojitet kohë më e gjatë.

“E dëgjuam atë qa tha Prokuroria dhe ne nuk jemi fare dakord me parashtrimet e Prokurorisë, jam dakord me mendimet e kolegëve të mijë. Na duhet kohë dhe mjete të mjaftueshme që të bëjmë vlerësimin e procesit”, u shpreh avokatja Alagendra./arbresh.info/

LEXO EDHE

ZPS e gatshme që gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit të nis në verë 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme