Realiteti i ri financiar në futbollin spanjoll e ka detyruar La Ligën të ulë në mënyrë drastike pagat e klubeve elitare.
Kjo do të ndihet më fort nga Barcelona dhe Real Madrid. Klubi katalanas duhet të ulë pagat me saktësisht 273.71 milionë euro. Kufiri i pagave në “Camp Nou” deri më tani ishte 656.3 milionë euro, dhe tani është ulur në 382.7 milionë euro.
Në Real Madrid ata duhet të ulin pagat me 172.5 milionë euro dhe kufiri i pagave duhet të jetë 468.5 milionë euro.
Ky vendim do të hyjë në fuqi në shkurt 2021 dhe deri atëherë të gjitha klubet duhet të gjejnë një zgjidhje.
Buxheti i pagës maksimale në Atletico Madrid zvogëlohet me 95.7 milionë euro. Klubi i katërt që duhet të ulë në mënyrë drastike pagat është Valencia me 73.3 milionë euro.
Të gjithë klubet në La Liga aktualisht paguajnë 2.9 miliardë euro për paga, dhe tani ulja do të jetë një total prej pak më shumë se 600 milionë euro.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?