Dardanët po vazhdojnë të përkrahin fushatën ‘Bëhu zëri im’ për përkrahje e të gjitha heroinave që dhunuan në luftën e fundit në Kosovë.
Tifozët e Përfaqësueses tonë kanë bërë të ditur se stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i mbuluar me lule, për t’i mbështetur të gjitha heroinat.
Ulëset e stadiumit mitik do të jenë të veshura nga lule, që simbolizojnë dhe përkrahin kampanjën ‘Bëhu zëri im’.
Edhe në miqësore ndaj Shqipërisë të zhvilluar më 11 nëntor, lojtarët e Kosovës kishin veshur fanella në përkrahje të kësaj fushate.
Në takimin ndaj Moldavisë që fillon në ora 20:45, do të mund të shihet koreografia e Dardanëve e ekzekutuar në ulëset e stadiumit.
Kosova me një barazim apo fitore përballë moldavëve, do të qëndronte edhe në sezonin e ri të Ligës së Kombeve, por edhe do të tentojnë të rikthehen te triumfet, pas tetë humbjeve dhe dy barazimeve në dhjetë takimet e fundit. /Telegrafi
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...