Trajneri i Kombëtares së Belgjikës Roberto Martinez ka folur për Eden Hazardin, për të cilin beson se do të shkëlqejë në vitin 2021.
Ylli i Real Madridit dhe Belgjikës ka kaluar vitin 2020 me shumë lëndime duke mos arritur që t’i tregojë aftësitë e tij, megjithatë trajneri i tij ka besim në të.
“Ne po prisnim me padurim ta shikonim atë duke luajtur për Belgjikën në vitin 2021”, u deklarua Martinez.
“Ai ka qenë i pafat. Por unë mendoj që viti 2021 do të jetë vit i shkëlqyer për Eden Hazard dhe për tifozët e tij”, shtoi ai.
Martinez ka besim në Hazardin, cili jo vetëm që ka pësuar lëndime por së fundmi ka rezultuar edhe pozitiv në testin për COVID-19.
Ndërsa për 29-vjeçarin, foli edhe portieri i Real Madridit dhe i Belgjikës Thibaut Courtois, duke thënë që ka qenë në kontakt me bashkëlojtarin por që ai nuk e ka ditur që është pozitiv në koronavirus.
“Le të shpresojmë që virusi do të largohet”, tha Courtois.
Kombëtarja e Belgjikës luan sonte ndeshjen e fundit në grupet e Ligës së Kombeve, kundër Danimarkës./Gazeta Express/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...