Kryetari i partisë opozitare serbe Vuk Jeremiq, ka deklaruar se veto bullgare për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së është skandaloze.
Sipas tij, kjo mund të ketë pasoja në integrimin evropian të të gjithë rajonit dhe e ftoi BE-në ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në këtë proces, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia e Veriut për shkak të premtimeve për të ardhme evropiane, me insistim të Greqisë u pajtua ta ndryshojë emrin, ndërsa tani Bullgaria kërkon prej tyre të poshtërohen duke kërkuar që të falënderohen bullgarët për kulturën dhe gjuhën e tyre. Ky është mesazh dramatik që në masë të madhe mund të relativizojë pohimet evropiane për marrëdhënie të mira fqinjësore”, tha Jeremiq.
Sipas tij, tani kundërshtarët e rrugës evropiane të Serbisë mund të thonë “shikoni çfarë ju ndodh maqedonasve, të cilët për shkak të Greqisë e ndryshuan emrin e shtetit, e tani Bullgaria, ashtu do të na ndodh edhe neve nëse për shkak të BE-së e lëshojmë Kosovën, do të na vendosen kërkesa edhe në lidhje me Bosnjën”.
Jeremiq, i cili ka qenë ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë, tha se Serbia nuk do të ketë përparim në rrugën drejt BE-së derisa në pushtet është Aleksandar Vuçiq dhe partia e tij./Telegrafi/
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së