Në Tribunalin e Hagës, sot do të mbahet një konferencë për çështje teknike lidhur me ecurinë e çështjes në rastin e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.
Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi kanë thënë se konferenca për ecurinë e çështjes do të mbahet të mërkurën në orën 11:00, shkruan arbresh.info.
“18/11/2020 – 11:00, Konferencë për ecurinë e çështjes në çështjen Prokurori Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit”, thuhet në njoftim.
Por, për çka është thirrur konferenca për ecurinë e çështjes?
Në Rregulloren e Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës, rregulla 96 thuhet se “Gjykatësi i procedurës paraprake thirr një konferencë mbi ecurinë e çështjes sa më shpejt që të jetë e mundshme, pas paraqitjes së parë të të akuzuarit”.
Sipas të njëjtit rregull, nëse është e nevojshme, konferenca statusore mund të mbahet për një sërë çështjesh.
“Organizimin e shkëmbimeve midis palëve dhe, kur është e zbatueshme, të Mbrojtësit të Viktimave për të garantuar përgatitje të shpejta për gjykimin; ndërmarrjen e hapave që mundësojnë çdo përgatitje të nevojshme prej palëve në mënyrë të zellshme dhe në kohë dhe rishikimin e ecurisë së çështjes dhe që palëve, e kur është e zbatueshme Mbrojtësit të Viktimave, t’u jepet mundësia e ngritjes së problemeve në lidhje me çështjen”, thuhet në rregulloren përkatëse.
Konferencën do ta drejtojë gjykatësi i procedurës paraprake, Nikolla Giju.
Në konferencë do të jenë të pranishëm edhe prokurorë nga Zyra e prokurorit të Specializuar.
Avokatët e të akuzuarve po ashtu do të marrin pjesë, ndërsa nuk është obligative për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimit./arbresh.info/
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...