Senatori amerikan, Chuck Grassley, i cili është i treti në linjën e trashëgimisë presidenciale ka njoftuar se ai ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
87 vjeçari Grassley, njoftoi se ishte në vetëizolim pasi ishte ekspozuar ndaj virusit dhe ishte në pritje të rezultatit të testit. Të martën në mbrëmje, ai tha në një postim në Tëitter se kishte dalë pozitiv.
“Unë kam rezultuar pozitiv në testin për koronavirus”, shkroi Grassley në Twitter. “Unë do të ndjek urdhëzimet e mjekëve të mi / udhëzimet e CDC (Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve) dhe do të vazhdoj të jem në vetëizolim. Ndihem mirë dhe nga shtëpia do të vazhdoj punën time për banorët e Ajovës”.
Grassley tha se ai pret që së shpejti t’i rikthehet normalitetit.
Republikani i Ajovës, i cili ishte në Senat dhe votoi të hënën, nuk dha hollësi mbi mënyrën se si u ekspozua ndaj koronavirusit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...