Google ADS

George Clooney shpallet ‘ikona e vitit 2020’ nga revista e njohur

01:20 | 18 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Karizma, sharmi, eleganca dhe talenti në kinematografi kanë bërë që George Clooney të jetë ‘Ikona e vitit 2020’ sipas revistës së njohur GQ me rastin e edicionit të 25-të ‘Burrat e Vitit’.

Me një palë syze aviatori dhe që do të mbush 60 vjeç muajin e ardhshëm, fotografuar nga jason Nocito konfirmon veten si një ikonë e stilit klasik   “Californian cool”. Aktori  do të shfaqet muajin tjetër në filmin Netflix ‘The midnight Sky’ si një shkenctar 70 vjeçar i cili beson se ai është njeriu i fundit i mbetur  në planetin Tokë. Më 7 dhjetor, ai do të marrë MoMA Film Benefit në New York, një çmim që departamenti i filmit i Muzeut të Artit Modern jep çdo vit, me motivacionin e mëposhtëm:

“Kontributet e mëdha të George Clooney si aktor, regjisor dhe producent tejkalohen vetëm nga angazhimi për të mbështetur drejtësinë sociale dhe ndihmën humanitare në të gjithë botën. Ne jemi shumë krenarë që nderojmë dikë që përdor artet për të amplifikuar kauza kaq të rëndësishme “.

Për të njëjtin numër të GQ, një kopertinë tjetër shumë e rëndësishme i kushtohet Megan Thee Stallion i zgjedhur “Reperi i vitit” dhe Trevor Noah të cilit revista i jep titullin “Newsman”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme