Ish-deputetja e PD-së Grida Duma akuzon kryeministrin Edi Rama për dështim në çështjen e integrimit europian dhe negociatat.
Duma shkruan se dështimet e njëpasnjëshme të Ramës për të 7-tin vit e lënë Shqipërinë jashtë pragut të Europës.
“Pa zgjedhje të lira nuk ka hyrje në Europë!
Kodi zgjedhor i njëanshëm dhe mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese, bënë t’ia përplasin derën në fytyrë Ramës.
Dështimet e njëpasnjëshme të Ramës për të 7 -tin vit e lënë Shqipërinë jashtë pragut të Europës.
Negociatat u shtynë!
Shqipëria vonohet në histori.
Shqiptarët largohen e lënë vendin.
Shkaktari, mëkatari, feston si një Judë dështimin si sukses!”, shkruan ish-deputetja Duma.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”