Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi se kishte lobuar tek bizneset kosovare për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Ndaj kësaj akuze ka reaguar vetë Berat Rukiqi, i cili ka thënë se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.
Rukiqi në lidhje direkt në Rtv Dukagjini, ka thënë se anipse nuk i komenton asnjëherë akuzat e politikanëve, deklarimi i Besnik Bislimit nuk është aspak i vërtetë.
“Aspak nuk është e vërtetë. Nuk i komentoj deklarimet e politikanëve, por kjo gjë nuk është e vërtetë. Nuk është detyrë e as qëllim i imi e as mundësi e bizneseve për ta bërë ose rrëzuar një Qeveri. Këtë e bëjnë deputetët e Kuvendit. Kështu që deklarimet e tij, janë të pabaza”, i ka thënë Rukiqi – Bislimit, në një lidhje direkte.
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren