Google ADS

‘Përjashtohen’ nga shkolla fëmijët e Ivanka Trump

00:27 | 18 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë vendosur që të tërheqin fëmijët e tyre nga një shkollë private në Uashington, pasi autoritetet shkollore kanë shfaqur ankesa për ta.

Sipas drejtorisë së shkollës, fëmijët e Ivanka Trump janë treguar të padisiplinuar me masat për mbrojtjen kundër koronavirusit, transmeton portal arbesh.info, duke cituar CNN.

Zyrtarët në një shkollë private në Uashington, në të cilën kanë marrë pjesë tre fëmijët e Ivanka Trump dhe Jared Kushner për tre vitet e fundit, kanë shprehur shqetësimin në lidhje me shkeljen publike të masave kundër covid-19, të cilat mund të vërehen edhe te çifti.

Sipas një burimi të CNN, Ivanka Trump dhe burri i saj gjithmonë kanë shkelur udhëzimet e përcaktuara në manualin për prindërit mbi koronavirusin.

Për shkak të vërejtjeve dhe kërkesave për të ndryshuar sjelljen e tyre për t’u mbrojtur nga Covid-19, çifti vendosi t’i përjashtonte fëmijët nga shkolla.

Sidoqoftë, dy burime deklarojnë se shkolla vendosi të kundërshtojë mosrespektimin e tyre të masave mbrojtëse dhe se e bëri këtë në mënyrë të pavarur nga ankesat e prindërve.

Shkolla aktualisht mban klasa të drejtpërdrejta për një numër të kufizuar të nxënësve dhe masat parandaluese të bazuara në udhëzimet e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve zbatohen për punonjësit, fëmijët, prindërit e tyre dhe anëtarët e familjes./arbresh.info/

 

Të ngjashme